Xhavit Haliti: Si individ e vlerësoj Glauk Konjufcën, si politikan nuk duhet të votohet për Kryeministër
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të martën ka mandatuar si kandidat për kryeministër të Kosovës, Glauk Konjufcën. Lidhur me këtë, ka folur ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. Ai ka deklaruar se propozimi për Glauk Konjufcën si mandatar është thjesht një formalitet dhe nuk duhet të marrë mbështetje. “Glaukun e kanë qitë sa…
Lajme
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të martën ka mandatuar si kandidat për kryeministër të Kosovës, Glauk Konjufcën.
Lidhur me këtë, ka folur ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.
Ai ka deklaruar se propozimi për Glauk Konjufcën si mandatar është thjesht një formalitet dhe nuk duhet të marrë mbështetje.
“Glaukun e kanë qitë sa për me kaluar radhën se e kanë ditë që s’ka me u zgjedhë. Partitë politike dhanë qëndrime të tyre dhe s’ka LVV asnjë marrëveshje. Shpresojmë që për shkak të emrit të tij t’i mbushet menja dikujt por kjo është vetëm radha e votimit që sipas Kushtetutës duhet të kaloj që të shpallën zgjedhjet e reja”, u shpreh ai.
Haliti ka shtuar se Konjufca nuk ka ndonjë ndryshim nga Kurti pasi vijnë nga e njëjta parti dhe e përfaqësojnë atë. Sipas tij, ky mandatar i propozuar nuk duhet të votohet.
“Është njësoj si Albini si Glauku nuk shkon kështu kënd ta begenisin si individ sepse kryeministri zbaton politikat e partisë së vetë. Si njeri e vlerësoj, por si politikan me e udhëheq vendin në emër të LVV nuk duhet ta votojnë se ky qëndrim është edhe i PDK dhe nuk duhet të ndodhë”, ka thënë Haliti për “Front Online”.