“Ndër të paktat koalicione që e ka edhe mbështetjen e votuesve” – Murati e ‘ngrit lartë’ koalicionin me Xhafer Tahirin në Vushtrri, që se mbështet as LDK
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka vlerësuar lart koalicionin e bërë mes kandidatit të VV-së për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli dhe Xhafer Tahirin e LDK-së në Vushtrri. Ai ka thënë se ky është ndër të paktat koalicione që e ka edhe mbështetjen e votuesve. “Shumica e koalicioneve që po bëjnë partitë tjera…
Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka vlerësuar lart koalicionin e bërë mes kandidatit të VV-së për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli dhe Xhafer Tahirin e LDK-së në Vushtrri.
Ai ka thënë se ky është ndër të paktat koalicione që e ka edhe mbështetjen e votuesve.
“Shumica e koalicioneve që po bëjnë partitë tjera nëpër komuna janë në kundërshtim me vullnetin e votuesve të tyre. Dhe do të jetë e vështirë që ato koalicione të rezultojnë në aritmetikë elektorale, sepse votuesi nuk do ta ndjekë urdhrin e partisë. Mirëpo në Vushtrri ka disponim të madh të votuesve për ta ndryshuar qeverisjen komunale. Prandaj edhe koalicioni i bërë ka gjasat maksimale për të prodhuar sinergjinë e nevojshme për ndryshim”, ka thënë Murati.
Ky koalicion që Murati thotë se e ka mbështetjen e votuesve, nuk e kishte mbështetjen as të LDK-së e kryetarit të saj, Lumir Abdixhikut.
Ai menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, kishte thënë se ky koalicion nuk është autorizuar nga LDK dhe se do të marr masa menjëherë sapo të përfundoj balotazhi më 9 nëntor.
Në koalicion në Vushtrri janë Ferit Idrizi i PDK-së dhe Sylejman Meholli i VV-së, ndërsa diferenca mes tyre është e lartë.
Në raundin e parë më 12 tetor, Ferit Idrizi ka marrë 45.24% të votave, ndërsa Sylejman Meholli 30,81% të votave. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Muratit: