MPB publikon ueb-faqen e re Paviza.eu, qytetarët njoftohen për rregullat e udhëtimit në zonën Schengen

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar faqen e re Paviza.eu për të informuar qytetarët për rregullat e udhëtimit në zonën Schengen. Në njoftim bëhet e ditur se kjo faqe përmban të gjitha informatat e nevojshme dhe veglat ndihmëse për planifikimin e udhëtimit në BE sipas rregullave. Informatat dhe veglat janë të ndara në faqe…

Lajme

05/11/2025 09:39

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar faqen e re Paviza.eu për të informuar qytetarët për rregullat e udhëtimit në zonën Schengen.

Në njoftim bëhet e ditur se kjo faqe përmban të gjitha informatat e nevojshme dhe veglat ndihmëse për planifikimin e udhëtimit në BE sipas rregullave. Informatat dhe veglat janë të ndara në faqe të veçanta për qasje të lehtë.

“Udhëzime të thjeshta për udhëtim: Këtu janë informatat kryesore për vizita deri në 90 ditë për turizëm, vizita familjare ose biznes. Këtu gjinden gjithashtu informatat për sistemin e ri të regjistrimit të hyrjeve dhe daljeve, Entry/Exit System (EES)”, thuhet në njoftim.

MPB njofton edhe për listë të kontrollit për udhëtarë.

Këtu është lista me dokumentet e nevojshme për udhëtim në zonën Schengen.

Kalkulatori i qëndrimit: Është një mjet i thjeshtë që ndihmon në llogaritjen e ditëve të qëndrimit në zonën Schengen.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare: www.paviza.eu.