Komplet VV-ja në funksion të Faton Pecit – pas Kurtit, sot në Mitrovicë zbarkon Konjufca
I gjithë aparati shtetëror dhe ai i VV-së janë vënë në një funksion, të mposhtin Arian Tahirin e PDK-së në Mitrovicë të Jugut. Pas vizitave gati çdo ditore të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, radhën për t’i dhënë mbështetje kandidatit të VV-së në këtë komunë, Faton Pecit, e ka nënkryetari i VV-së, Glauk Konjfuca, transmeton…
Lajme
I gjithë aparati shtetëror dhe ai i VV-së janë vënë në një funksion, të mposhtin Arian Tahirin e PDK-së në Mitrovicë të Jugut.
Pas vizitave gati çdo ditore të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, radhën për t’i dhënë mbështetje kandidatit të VV-së në këtë komunë, Faton Pecit, e ka nënkryetari i VV-së, Glauk Konjfuca, transmeton lajmi.net.
Sikurse zgjedhjet e kaluara, kur i gjithë aparati shtetëror ishte vënë në mbështetje të kandidatit të VV-së atëherë, Agim Bahtiri, e njëjta po ndodh edhe në këto zgjedhje.
Konjufca sonte do të jetë në dy tubime të Pecit, në Bair dhe Tavnik./lajmi.net/
