Aksion i Policisë në Vushtrri, Klinë e Deçan: Arrestohet një person, gjenden armë dhe pajisje për punimin e kartëmonedhave
Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në Vushtrri, Klinë dhe në Carrabreg të Deçanit. Në lidhje me rastin, është arrestuar një person, dhe gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, një pushkë gjuetie, një armë e gjatë, një makinë për punimin e kartëmonedhave, dy telefona celular, një USB, një fotrollë arme, një…
Lajme
Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në Vushtrri, Klinë dhe në Carrabreg të Deçanit.
Në lidhje me rastin, është arrestuar një person, dhe gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, një pushkë gjuetie, një armë e gjatë, një makinë për punimin e kartëmonedhave, dy telefona celular, një USB, një fotrollë arme, një kapelë bejsbolli, 208 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy optika.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri, Klinë dhe Carrabreg Deçan / 04.11.2025-NN. Lidhur me rastin është raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale; dy pistoleta, një pushkë gjuetie, një armë e gjatë, një makinë për punimin e kartëmonedhave, dy telefona celular, një USB, një fotrollë arme, një kapelë bejsbolli, 208 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy optika. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/