Tentim vrasje në Gjakovë, plagoset shtetasi i huaj

Një shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti ishte plagosur nga një mjet i mprehtë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima fillimisht është trajtuar në QKMF në Gjakovë teksa me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK. Rasti është nën hetime. “NN.04.11.2025-19:57. Viktima mashkull shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë…

Lajme

05/11/2025 08:50

Një shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti ishte plagosur nga një mjet i mprehtë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima fillimisht është trajtuar në QKMF në Gjakovë teksa me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK.

Rasti është nën hetime.

“NN.04.11.2025-19:57. Viktima mashkull shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Gjakovë, pasi që i njëjti kishte dy plagë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.