Vdes gruaja që po trajtohej në QKUK, ishte aksidentuar muajin e kaluar
Si shkak i lëndimeve që kishte marrë nga një aksident që ndodhi muajin e kaluar në Fushë-Kosovë, një grua ka ndërruar jetë. Gruaja ishte duke u trajtuar në QKUK, ndërsa dje ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Rr. Nëna Terezë, F. Kosovë/01.11.2025-21:50. Lidhur me rastin është raportuar…
Lajme
Si shkak i lëndimeve që kishte marrë nga një aksident që ndodhi muajin e kaluar në Fushë-Kosovë, një grua ka ndërruar jetë.
Gruaja ishte duke u trajtuar në QKUK, ndërsa dje ka vdekur.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rr. Nëna Terezë, F. Kosovë/01.11.2025-21:50. Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, me datë 04.11.2025 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”/Lajmi.net/