​Ylli i Tottenhamit kërcënohet me armë zjarri nga agjenti i futbollit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar se mbrojtësi italian Destiny Udogie është lojtari që është kërcënuar me armë zjarri nga një agjent futbolli në shtator. Sipas “The Athletic”, incidenti ndodhi më 6 shtator, ndërsa Policia Metropolitane në Londër arrestoi një 31-vjeçar të dyshuar për posedim armësh zjarri, shantazh dhe drejtim pa leje. Ai është liruar me kusht,…

Sport

05/11/2025 08:34

Tottenham Hotspur ka konfirmuar se mbrojtësi italian Destiny Udogie është lojtari që është kërcënuar me armë zjarri nga një agjent futbolli në shtator.

Sipas “The Athletic”, incidenti ndodhi më 6 shtator, ndërsa Policia Metropolitane në Londër arrestoi një 31-vjeçar të dyshuar për posedim armësh zjarri, shantazh dhe drejtim pa leje. Ai është liruar me kusht, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Klubi londinez njoftoi se i ka ofruar mbështetje lojtarit dhe familjes së tij:

“Ne kemi ofruar mbështetje për Destiny-n dhe familjen e tij që nga incidenti dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Duke qenë se kjo është një çështje ligjore, nuk mund të komentojmë më tej”, thuhet në deklaratën e Tottenhamit.

Mediat italiane raportojnë se personi që e kërcënoi Udogien është një agjent futbolli i zemëruar pasi lojtari nuk pranoi të punonte me të.

Udogie, 22 vjeç, iu bashkua Tottenhamit në vitin 2023 nga Udinese për 18 milionë euro. Ai ka zhvilluar 75 ndeshje me klubin londinez, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë katër asiste, si dhe ka 12 paraqitje me kombëtaren e Italisë.