Konjufca: Në çdo moment emri im shkon tek Presidentja, nuk kërkoj koalicione por mbështetje që të shmangen zgjedhjet

Glauk Konjufca është deklaruar para mediave pasi nga Vetëvendosje u propozua për mandatarë të qeverisë së re. Ai deklaroi se emri i tij nuk ka shkuar ende tek Presidentja Vjosa Osmani, por pritet të ndodhë në çdo moment. Në një prononcim për media, Konjufca tha se kërkojnë bashkëpunim nga partitë opozitare, por jo qeveri me…

Lajme

04/11/2025 14:15

Glauk Konjufca është deklaruar para mediave pasi nga Vetëvendosje u propozua për mandatarë të qeverisë së re.

Ai deklaroi se emri i tij nuk ka shkuar ende tek Presidentja Vjosa Osmani, por pritet të ndodhë në çdo moment.

Në një prononcim për media, Konjufca tha se kërkojnë bashkëpunim nga partitë opozitare, por jo qeveri me koalicione që të provohet bashkëpunimi me partitë politike që Kosova ta ketë buxhetin e saj 2026.

Konjufca tha se pritet që të marrë mbështetje.

“Nëse këto dyja nuk bëhen ma merr mendja që s’është në të mirën e Kosovës e për këtë arsye VV-ja me propozoi dhe e pranova. E tëra që na mbetet është të shohim tash te Presidentja.Nuk e di teknikisht ende, por pritet të ndodhë në çdo moment. Nuk ka shku ende tek Presidentja por kjo pritet të ndodhë në çdo moment. Nëse kjo nuk shmanget atëherë Kosova mund ti ketë 5 parë zgjedhje brenda një viti. Është e lodhshme e unë se përmenda koston që është diku 40 milionë euro që kushton e prej xhepave të juaj keni me pagu. Kështu e definova që është në interes publik.Sepse kur të arrijmë tek momenti i presidentit s’është e sigurt që një parlament i ardhshëm mundet me sukses me zgjidh atë. Nevojitet një konsensus nëse kjo ndodhë shpresojë që forcat opozitare të reflektojnë. Kështu që prapë mund të kemi zgjedhje e për me i shmang. Shmangia e zgjedhjeve në dhjetor dhe votimi i buxhetit të Kosovës, e përmenda edhe çështjen e RTK-së, pasi gjithë ata punëtorë mbesin pa paga menjëherë. Edhe Plani i Rritjes së BE-së ku rrezikojmë të humbin afatin ku qindra miliona euro e presin Kosovën. Edhe për këtë do t’ua kërkoj bashkëpunimin partive, pra jo qeveri të gjatë me koalicione, por ti thirrim mendjes që këto gjëra të kalojnë”,tha Konjufca, transmeton lajmi.net.

“Pra thjesht që këto gjëra të kalojnë e pastaj le të bëjnë bash çka të dojnë. Për me i shmang një palë zgjedhje maturia është që të kemi një qeveri së paku deri atëherë. Do të përfshinë edhe buxhetin dhe besoj se forcat opozitare do të bëjnë këtë…”,deklaroi Konjufca./Lajmi.net/