Kurtit i ‘djegin’ koalicionet: PDK e LDK po bëhen bashkë për të dëmtuar kandidatët e VV-së
Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur nga selia e partisë për rolin e VV-së në komunat e vendit dhe për procesin e emërimit të mandatarit të ri për qeverinë. Ai tutje tha se LDK dhe PDK po bëhen bashkë për të dëmtuar kandidatët e VV-së, raporton lajmi.net “Komuna është…
Lajme
Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur nga selia e partisë për rolin e VV-së në komunat e vendit dhe për procesin e emërimit të mandatarit të ri për qeverinë.
Ai tutje tha se LDK dhe PDK po bëhen bashkë për të dëmtuar kandidatët e VV-së, raporton lajmi.net
“Komuna është adresa e parë e qytetarit dhe VV-ja po bëhet alternativa e vetme serioze që dreson brengat e qytetarëve. Na duhet mbështetja e qytetarëve që VV-ja të fitojë në këto komuna. PDK dhe LDK po bëhen bashkë kundër Lëvizjes me idenë që të pamundësojnë ndryshimet edhe në nivele lokale me të vetmin qëllim për të dëmtuar kandidatët e Lëvizjes” – tha Kurti./Lajmi.net/