Nga Vetëvendosje bëhen bashkë tek selia- thonë se për emrin e mandatarit flasin pas mbledhjes
Nga Lëvizja Vetëvendosje veçse kanë filluar të mblidhen në kuadër të Mbledhjes së Këshillit e cila është thirrur për sot. Kjo mbledhje vie pasi Albin Kurti si lideri i Vetëvendosjes takoi sot presidenten Vjosa Osmani. Në takimin e mbajtur ditë më parë në mes liderëve të partive politike dhe presidentes Osmani, Kurti kishte kërkuar edhe…
Lajme
Nga Lëvizja Vetëvendosje veçse kanë filluar të mblidhen në kuadër të Mbledhjes së Këshillit e cila është thirrur për sot.
Kjo mbledhje vie pasi Albin Kurti si lideri i Vetëvendosjes takoi sot presidenten Vjosa Osmani.
Në takimin e mbajtur ditë më parë në mes liderëve të partive politike dhe presidentes Osmani, Kurti kishte kërkuar edhe një mundësi që emri i mandatarit të jetë nga Vetëvendosje.
E në këtë mbledhje të sotme pritet të dihet se kë në fakt pritet ta çoj Vetëvendosje si emër për mandatar duke e ditur se Kurti nuk ka më këtë të drejtë.
Në mbledhje tanimë kanë arritur shumë prej emrave të VV-së, si Albulena Haxhiu, Ejup Maqedonci, Mefail Bajqinovci e Donika Gërvalla e Listës Guxo.
Shumë prej tyre janë parë në disponim, por kanë zgjedhur që të deklarohen pas mbledhjes./Lajmi.net/
