Hykmete Bajrami: Vjosa Osmani nuk ka më vend në LDK
“Vjosa Osmani është personi fajtor kryesor pse LDK-ja në vitin 2021 ka rënë në 12 për qind”, ka deklaruar Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila thotë se presidentja e vendit nuk ka më vend në këtë subjekt politik. Në një intervistë në emisionin Debat Plus, Bajrami tha se qëndrimi i saj…
Lajme
“Vjosa Osmani është personi fajtor kryesor pse LDK-ja në vitin 2021 ka rënë në 12 për qind”, ka deklaruar Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila thotë se presidentja e vendit nuk ka më vend në këtë subjekt politik.
Në një intervistë në emisionin Debat Plus, Bajrami tha se qëndrimi i saj është personal, por i prerë.
“Sipas meje personalisht, Vjosa Osmani është personi fajtor kryesor pse LDK-ja në vitin 2021 ka rënë në 12 për qind. Ju rikujtoj deklaratën e saj se ‘nëse ajo nuk është në LDK, nuk është në politikë’. Vjosa Osmani nuk ka vend në LDK”, u shpreh ajo.
Bajrami shtoi se rikthimi i mundshëm i Osmanit do të ishte ofendim për votuesit besnikë të LDK-së.
“Nëse do të kthehej në LDK, LDK do t’i ofendonte dhe, në një mënyrë, do t’i përjashtonte votuesit e saj të besueshëm — ata që kanë qenë me partinë në kohë të mira e të vështira. Kjo do të ishte kundër vullnetit të tyre”, deklaroi Bajrami.
Ajo tha se tema nuk është diskutuar në forumet e partisë, por që qëndrimi i saj mbetet i qartë:
“Me dëshirë, kurrë votë për Vjosa Osmanin nuk ka. I ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh LDK-së”, përfundoi Bajrami.