Ia rrëmbeu çantën e krahut viktimës në Gjilan- arrestohet i dyshuari

Policia ka arrestuar një person të dyshimtë në Gjilan, pasi dy ditë më parë përmes përdorimit të forcës ia kishte rrëmbyer nga dora çantën e krahut viktimës femër. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit u gjetën edhe dëshmi relevante në lidhej me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në…

Lajme

03/11/2025 09:14

Policia ka arrestuar një person të dyshimtë në Gjilan, pasi dy ditë më parë përmes përdorimit të forcës ia kishte rrëmbyer nga dora çantën e krahut viktimës femër.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit u gjetën edhe dëshmi relevante në lidhej me rastin.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“GJILAN / 01.11.2025 – 21:25.  Me 02.11.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me datën 01.11.2025 përmes përdorimit të forcës ia kishte rrëmbyer nga dora çantën e krahut viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dëshmi relevante për rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”./Lajmi.net/