Sulmohet fizikisht një person në Viti, u godit edhe me mjete të forta

Një rast i sulmit fizik ka ndodhur dje në Viti. Viktima mashkull është dërguar për trajtim mjekësor për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Në këtë sulm fizik ishin përdorur edhe mjete të forta. “Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe i njëjti është dërguar…

Lajme

03/11/2025 09:11

Një rast i sulmit fizik ka ndodhur dje në Viti.

Viktima mashkull është dërguar për trajtim mjekësor për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Në këtë sulm fizik ishin përdorur edhe mjete të forta.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është  informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Lajmi.net/