Rrihen mes vete katër persona në Lupç të Epërm, arrestohen të dyshuarit
Katër persona janë rrahur mes vete në fshatin Lupç i Epërm të Podujevës. Tre nga ta janë dërguar në mbajtje pasi kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej tyre ka vazhduar me trajtim mjekësor nën mbikëqyrjen e njësive policore. “Fsh. Lupç i Epërm, Podujevë / 02.11.2025 – 16:50. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë…
Lajme
Katër persona janë rrahur mes vete në fshatin Lupç i Epërm të Podujevës.
Tre nga ta janë dërguar në mbajtje pasi kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej tyre ka vazhduar me trajtim mjekësor nën mbikëqyrjen e njësive policore.
“Fsh. Lupç i Epërm, Podujevë / 02.11.2025 – 16:50. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë rrahur në mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin të dyshuarit e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre ka vazhduar me trajtim të mëtejm mjekësor nën mbikëqyrjen e njësive policore”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/