Aksident me fatalitet në Rahovec, vdes motoçiklisti
Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur dje në Rahovec. Në aksident të përfshira ishin një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë me drejtues mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore i cili ndihmën e parë mjekësorë e ka marrë në QKMF në Rahovec. Si shkak i…
Lajme
Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur dje në Rahovec.
Në aksident të përfshira ishin një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë me drejtues mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore i cili ndihmën e parë mjekësorë e ka marrë në QKMF në Rahovec.
Si shkak i lëndimeve i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë, ku ka ndërruar jetë./Lajmi.net/