Tragjedi në Alpet italiane, pesë alpinistë gjermanë humbin jetën nga orteku – mes viktimave një e mitur
Një ngjitje malore në Alpet italiane është kthyer në tragjedi, pasi pesë alpinistë gjermanë humbën jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek në rajonin e Tirolit Jugor, pranë kufirit me Zvicrën. Autoritetet italiane konfirmuan se orteku ra të shtunën pasdite, në zonën e majës Cima Vertana, në masivin Ortler, në një lartësi mbi 3,500 metra. Tre…
Bota
Një ngjitje malore në Alpet italiane është kthyer në tragjedi, pasi pesë alpinistë gjermanë humbën jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek në rajonin e Tirolit Jugor, pranë kufirit me Zvicrën.
Autoritetet italiane konfirmuan se orteku ra të shtunën pasdite, në zonën e majës Cima Vertana, në masivin Ortler, në një lartësi mbi 3,500 metra. Tre persona, dy burra dhe një grua, u gjetën të vdekur fillimisht, ndërsa të dielën në mëngjes u lokalizuan trupat e dy viktimave të tjera, një baba dhe vajza e tij 17-vjeçare, të cilët kishin rënë rreth 200 metra nën shtresat e akullit dhe dëborës.
Shërbimet alpine italiane bënë të ditur se grupi ishte përfshirë nga një ortek i fuqishëm, ndërsa dy alpinistë të tjerë që ndodheshin më përpara arritën të mbijetonin dhe dhanë alarmin. Ata u transportuan në spital në Bolzano, në gjendje shoku, por pa dëmtime të rënda fizike
Kërkimet vijuan gjatë natës dhe rifilluan në mëngjes me helikopterë, dronë dhe pajisje termike, derisa ekipet e shpëtimit gjetën edhe dy trupat e fundit në pjesën e poshtme të një përroi malor.
Autoritetet nuk e kanë qartësuar ende shkakun e shkëputjes së ortekut, ndërsa mbetet e paqartë pse grupet e alpinistëve qëndruan në zonë në një orar të vonë dhe me kushte të vështira atmosferike.