Aksident në Çagllavicë, dy të lënduar e tri vetura të përfshira
Një aksident ka ndodhur sonte në Çagllavicë të Prishtinës ku kanë mbetur dy persona të lënduar. “Tre vetura janë të përfshira. Të lënduar kanë mbetur dy persona”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana. “Me rastin po merret Policia e Trafikut Rajonal – Prishtinë”.