Berisha ngushëllon shqiptarët, pas vdekjes së Fatos Nanos
Sali Berisha ka bërë një postim të ndjerë pas vdekjes se ish-kundërshtarit të tij në skenën politike shqiptare, Fatos Nano. Për disa vite radhazi, Nano në taborin socialist e Berisha në taborin demokratik, kanë zhvilluar politika të ndryshme për shtetin shqiptar, raporton IndeksOnline. Me rastin e ndarjes së Nanos nga jeta, Berisha u shpreh se…
Lajme
Sali Berisha ka bërë një postim të ndjerë pas vdekjes se ish-kundërshtarit të tij në skenën politike shqiptare, Fatos Nano.
Për disa vite radhazi, Nano në taborin socialist e Berisha në taborin demokratik, kanë zhvilluar politika të ndryshme për shtetin shqiptar, raporton IndeksOnline.
Me rastin e ndarjes së Nanos nga jeta, Berisha u shpreh se ai ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste.
“Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit” shkroi Berisha, teksa postoi një fotografi bardh e zi të ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të PS-së.
Ky është postimi i plotë i tij:
Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë.
Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.
Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.
Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!