Një i lënduar nga aksidenti në mes trenit dhe veturës në Prishtinë
Një aksident trafiku mes trenit dhe një veture ka ndodhur rreth orës 16:00 te “Përroi i njelmët” në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policië, Enis Pllana, ku bëri të ditur se një person ka mbetur një i lënduar. “Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime te “Përroi…
Lajme
Një aksident trafiku mes trenit dhe një veture ka ndodhur rreth orës 16:00 te “Përroi i njelmët” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policië, Enis Pllana, ku bëri të ditur se një person ka mbetur një i lënduar.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime te “Përroi i njelmët” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Me rastin po merret Trafiku Rajonal i Prishtinës”, ka thënë Pllana.