Xhelal Sveçla as sot s’paraqitet para gjykatës, gjendet jashtë vendit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla as sot s’do të dal para drejtësisë, përkundër që për të ka urdhër për sjellje me detyrim në Gjykatë. Siç mëson lajmi.net përmes burimeve, Sveçla gjendet jashtë vendit, saktësisht në Sarajevë. Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim tyre, të cilët akuzohen…
 
                        Lajme
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla as sot s’do të dal para drejtësisë, përkundër që për të ka urdhër për sjellje me detyrim në Gjykatë.
Siç mëson lajmi.net përmes burimeve, Sveçla gjendet jashtë vendit, saktësisht në Sarajevë.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim tyre, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-ës dhe urdhri vazhdon të jetë në fuqi.
Ai së bashku me dy deputetë tjerë të VV-së, Fitore Pacolli e Salih Zyba akuzohen për hedhjen e gazit.
Sveçla nuk ishte as pjesë e mbledhjes së sotshme të qeverisë në detyrë./lajmi.net/
 
                                                       
                                                       
                                                      