Urdhër-arresti për sjellje me detyrim në seancë, Fitore Pacolli mbërrin në gjykatë e veshur me të zeza
Deputetja nga radhët e VV-së, Fitore Pacolli ka arritur në Gjykatë, atje ku pas pak pritet të filloj137 seanca ndaj saj dhe ministrit në detyrë të Brendshëm, Xhelal Sveçla, si dhe deputetit Salih Zyba, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 2018. Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim të…
 
                        Lajme
Deputetja nga radhët e VV-së, Fitore Pacolli ka arritur në Gjykatë, atje ku pas pak pritet të filloj137 seanca ndaj saj dhe ministrit në detyrë të Brendshëm, Xhelal Sveçla, si dhe deputetit Salih Zyba, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 2018.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim të lartëcekurve, pasi kishin munguar në seancën e datës 16.09.2025 dhe mungesën e tyre nuk e kishin arsyetuar.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi kishte thënë se gjykata ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura dhe ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë veprimet e mëtejme procedurale për të siguruar prezencën e të pandehurve në seancën e radhës, transmeton gazeta demos.
“Ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, është duke u zhvilluar procedura penale kundër të pandehurve, D.M., XH.S., S.Z., dhe F.P.D, për shkak që secili veç e veç kanë kryer veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, nga neni 375 paragrafi 1 dhe veprës penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 409 paragrafi të KPRK-së. Gjyqtari i kësaj çështje penale, për shkak se të pandehurit F.P.D, S.Z., dhe XH.S kishin munguar në seancën e datës 16.09.2025 dhe mungesën e tyre nuk e kishin arsyetuar, ka vendosur jashtë seancës dhe ka lëshuar Urdhëresë për sjellje me detyrim kundër të pandehurve F.P.D, S.Z., dhe XH.S”, tha ajo.
Urdhëresën do ta ekzekutojë Policia e Kosovës.
Sveçla, Pacolli-Dalipi, Zyba, si dhe ish-deputetja Drita Millaku akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare e si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit.
 
                                                       
                                                       
                                                      