Nga ari në qeli – përfundon në pranga një person pas vjedhjes në Ferizaj
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Ferizaj, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi private dhe kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme, si dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar rastin pasi familja nuk ndodhej në shtëpi në momentin…
 
                        Lajme
Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Ferizaj, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi private dhe kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme, si dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar rastin pasi familja nuk ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes. Pas veprimeve të menjëhershme hetimore, njësitë e hetuesisë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar, shtetas kosovar.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa gjatë operacionit policor është sekuestruar edhe një veturë që ai po e drejtonte pa patentë shoferi. Hetimet për identifikimin e personave tjerë të mundshëm të përfshirë në rast janë në vazhdim.
Raporti i plotë:
VJEDHJE E RËNDË
Ferizaj 30.10.2025 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa nuk ishin në shtëpi, persona ende të panjohur kanë deportuar brenda shtëpisë dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari në vlerë te konsiderueshme si dhe DVR e kamerave. Lidhur me rastin pas veprimeve te menjeheshme njësitë e hetuesisë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Po ashtu është sekuestruar edhe një veturë që ishte duke e drejtuar i dyshuari pa patentë shofer./lajmi.net/
 
                                                       
                                                       
                                                      