Arrestohet në Prishtinë një person për drogë – policia sekuestron mbi 1.2 kg marihuanë, 41 gramë kokainë dhe 6,700 euro para të gatshme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata në lidhje me rastin e posedimit të substancave narkotike, pas një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet, transmeton lajmi.net. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në banesën dhe oborrin e ndërtesës ku jetonte i dyshuari, janë gjetur dhe sekuestruar 1,279.5 gramë…
 
                        Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga gjykata në lidhje me rastin e posedimit të substancave narkotike, pas një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në banesën dhe oborrin e ndërtesës ku jetonte i dyshuari, janë gjetur dhe sekuestruar 1,279.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 41.3 gramë kokainë, një peshore digjitale, rreth 4,000 qese të zbrazëta të destinuara për paketim të narkotikëve, si dhe 6,725.5 euro para të gatshme, dy telefona mobilë dhe një laptop.
Policia ka bërë të ditur se pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në bazë të urdhëresës së gjykatës kompetente./lajmi.net/
 
                                                       
                                                       
                                                      