Osmani pret sot në takim liderët e partive politike
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të pres sot në takim liderët e partive politike në vend. Ftesa për këtë takim u bë dje nga presidentja Osmani dhe u konfirmua nga Zyra për Media. Pas shumë muajsh ngërçi politik në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, vendi mbetet pa qeveri funksionale pasi në seancën e fundit…
 
                        Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të pres sot në takim liderët e partive politike në vend.
Ftesa për këtë takim u bë dje nga presidentja Osmani dhe u konfirmua nga Zyra për Media.
Pas shumë muajsh ngërçi politik në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, vendi mbetet pa qeveri funksionale pasi në seancën e fundit dështoi formimi i qeverisë me mandatar, Albin Kurtin.
E para e vendit do të ketë takim konsultativ teksa ka bërë thirrje për marrëveshje politike mes subjekteve për të kaluar bllokadën shtetërore.
E kësaj ftese, po i thanë nga të gjitha partitë e mëdha në vend.
Kjo u konfirmua për lajmi.net nga zëdhënësit e deputetë të partive përkatëse.
Sipas Kushtetutës, Osmani duhet të caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë- edhe pse nga ajo çka u deklarua së fundi pritet që të shkohet drejt zgjedhjeve të reja.
Megjithatë, ky takim u pa si një shtrim rruge për zgjedhje të reja meqë nuk ka shenja për krijim të shumicës parlamentare.
Kujtojmë se mandatari i parë i LVV-së për kryeministër Albin Kurti mori 56 vota pro në seancën e fundit, teksa presidentja pas dështimit të mandatarit të parë sipas Kushtetutës duhet të caktojë mandatarin e radhës në periudhën brenda 10 ditësh./Lajmi.net/
 
                                                       
                                                       
                                                      