E premte me diell dhe temperatura deri në 19 gradë në Kosovë
Kosova pritet të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë ditës së premte. Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 16 deri në 19°C, transmeton lajmi.net. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit.…
 
                        Lajme
Kosova pritet të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë ditës së premte.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 16 deri në 19°C, transmeton lajmi.net.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit.
Kushtet e tilla pritet të sjellin një ditë të qetë dhe të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur./lajmi.net/
 
                                                       
                                                       
                                                      