Ambasadori britanik mirëpret njohjen nga Siria: Hap i rëndësishëm për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe udhëtimin e saj euroatlantik
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Siria si shtet sovran dhe i pavarur. Ai ka thënë se kjo njohje shënon një hap të rëndësishëm përpara për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe udhëtimin e saj euroatlantik. “Mbretëria e Bashkuar me krenari ka qëndruar pranë Kosovës që nga…
Lajme
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Siria si shtet sovran dhe i pavarur.
Ai ka thënë se kjo njohje shënon një hap të rëndësishëm përpara për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe udhëtimin e saj euroatlantik.
“Mbretëria e Bashkuar me krenari ka qëndruar pranë Kosovës që nga dita e parë dhe ne vazhdojmë t’i inkurajojmë të gjitha kombet të bashkohen me konsensusin në rritje në mbështetje të pavarësisë, demokracisë dhe të ardhmes shumëetnike të Kosovës. Njohja ka rëndësi: ajo forcon paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.
Për njohjen e Kosovës nga Siria, ka njoftuar dje Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga Riadi i Arabisë Saudite. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i ambasadorit britanik në Kosovë: