Basha: Miratimi i buxheteve të Prishtinës, Gjilanit e Zubin Potokut i domosdoshëm për shmangien e problemeve me pagesat
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se një nga çështjet e diskutuar në mbledhjen e Kryesisë ka qenë votimi i buxheteve të mbetura për tri komuna: Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok. Basha theksoi rëndësinë e miratimit të këtyre buxheteve për të shmangur problemet me pagesën e faturave dhe për të parandaluar dëmtimin…
Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se një nga çështjet e diskutuar në mbledhjen e Kryesisë ka qenë votimi i buxheteve të mbetura për tri komuna: Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok.
Basha theksoi rëndësinë e miratimit të këtyre buxheteve për të shmangur problemet me pagesën e faturave dhe për të parandaluar dëmtimin e buxheteve të këtyre komunave, raporton lajmi.net
“Çështja e dytë ka qenë gjithashtu votimi i buxhetit e tri komunave, Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok. Këto janë tri buxhete që kanë mbetë dhe në diskutim me z.Murati dhe me Qeverinë, më thanë se janë të domosdoshme që këto me i shty përpara sepse do të këtë probleme me pagesën e faturave dhe këto fatura do të mbledhe nga përmbaruesit që është dëmtim i buxhetit shtesë të këtyre komunave”, tha Basha në konferencë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë./Lajmi.net/