Mbledhja e kryesisë së Kuvendit pa rezultat, Haxhiu: Pash kapriço politike – Kuvendi duhet të marrë përgjegjësinë në lidhje me situatën

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu është deklaruar për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në lidhje me situatën aktuale të krijuar në Kosovë, ajo ka thënë se nuk ka pas asnjë rast të ngjashëm më parë në Kosovë ku mund të jenë dy palë zgjedhje të jashtëzakonshme. “Në këto rrethana…

Lajme

30/10/2025 15:48

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu është deklaruar për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në lidhje me situatën aktuale të krijuar në Kosovë, ajo ka thënë se nuk ka pas asnjë rast të ngjashëm më parë në Kosovë ku mund të jenë dy palë zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Në këto rrethana natyrisht që Kuvendi duhet ta marrë përgjegjësinë në lidhje me situatën. Janë 3 çështje, pra buxheti për RTK-në është për neve e papranueshme që punëtorët e RTK-së të mbesin pa paga. Me një kontribut të vogël të deputetëve të Kuvendit të Kosovës kjo çështje do të mund të anashkalohej gjegjësisht të adresohej në mënyrë të përgjegjshme. Së dyti buxheti për tri komuna, Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut dhe së treti buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2026.  Buxheti mund të shfrytëzohet deri në shkurt të vitit të ardhshëm, dhe nëse nuk do të ketë një buxhet të miratuar, ai nuk mund të shfrytëzohet pas shkurtit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se në rast se do të përballemi me zgjedhje, nuk do të ketë as buxhet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për vitin e ardhshëm.

Në vend të përplasjeve politike, unë pash kapriço politike, qasje destruktive nga ana e përfaqësuesve dhe nënkryetarëve tjerë të Kuvendit. Në vend se me situatën aktuale të ishin të gjithë të unifikuar dhe të shihnin cila është mënyra më e mirë për ta adresuar, duke pas parasysh që nuk kemi pas një situate në të kaluarën ta marrim si shembull praktik. Ne u munduam maksimalisht që të jemi konstruktiv, ti shprehim qëndrimit tona.|Ne e kuptojmë që nuk janë krijuar asnjëherë komisionet parlamentare pa pasur Qeveri, por në rrethanën kur nuk është votuar Qeveria dhe nuk e dimë cili do të jetë veprimi i Qeverisë sot do duhej të kishte vullnet të dëshmuar politik për t’i kaluar bashkarisht këto çështje. Ky nuk është as buxhet i Albin Kurtit asi i Vetëvendosjes, nëse kanë inate me kryeministrin Kurti apo me VV-në, unë sot i ftoj të heqin dorë nga to sepse po bëhet fjalë për qytetarët e Kosovës e si përfaqësues të tyre do të duhej të ishim në nivelin e detyrës sonë.  Më vjen keq për sjelljen e tyre, ne as nuk imponuam një seancë sepse kemi pas mundësi me votën e kryetarit dhe tre nënkryetarëve të kemi një shumicë por kemi dashur të jemi të unifikuar në situatën të cilën ndodhemi. Edhe njëherë në vend të qasjes konstruktive ne sërish u ballafaquam me destruktivitet dhe atë e kemi parë që nga fillimi”. ka shtuar Haxhiu. /Lajmi.net/