Vlora Çitaku: Sot nuk ka as pozitë as opozitë, njeriu që do me sjell buxhetin është edhe ministër edhe deputet

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për media sot pas mbledhjes së Kryesisë. Ajo ka folur në lidhje me çështjen e buxhetit dhe çështje të tjera që janë urgjente për vendin e që sipas saj nuk mund të votohen. Çitaku ka thënë se nuk do të lejojnë shkeljen e Kushtetutës. “Ne nuk guxojmë të…

Lajme

30/10/2025 15:33

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për media sot pas mbledhjes së Kryesisë.

Ajo ka folur në lidhje me çështjen e buxhetit dhe çështje të tjera që janë urgjente për vendin e që sipas saj nuk mund të votohen.

Çitaku ka thënë se nuk do të lejojnë shkeljen e Kushtetutës.

“Ne nuk guxojmë të simulojmë normalitet, Kosova nuk është në situate normale, sikur nuk guxojmë të ia lejojmë vetes të merremi me zgjidhje të pjesshme, Kosova është në krizë, takimi te presidentja është nesër, më mirë vonë se kurrë. Liderët aty do të konfirmojnë a ka shumicë parlamentare, apo do të shkojmë në zgjedhje të reja. Nuk ka shumicë të re parlamentare, nuk kemi nevojë për taktizime, ky Kuvend nuk po arrin të formojë shumicë të re, më pas të ballafaqohemi me sfidat e mëdha që ka qytetari”, tha ajo.

Ajo ka thënë se nuk ka as pozitë e as opozitë dhe se i njëjti njeri që do ta sjell buxhetin është edhe ministër edhe deputet.

“Miratuam disa pika formale, mbulime të shpenzimeve, nuk mund të miratojë komisione. Po na kërkohet të simulojmë demokraci, duke shkelur Kushtetutën. Kush është pozitë, kush është opozitë. Janë dy komisione që i takojnë opozitës, kush është opozita, kush është qeveria, i njëjti njeri që do me ta sjellë buxhetin është edhe ministër edhe deputet”, ka shtuar ajo.