Merkoçi e thotë sërish se “Aliu nuk di not”, kategorikisht kundër emërimit të tij në Portin e Durrësit
Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit. Ai para disa ditësh u zyrtarizua në këtë pozitë nga zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Emërimi i Aliut në këtë pozitë ka ngjallur reagime në Shqipëri. Njëri nga ata që e…
Lajme
Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.
Ai para disa ditësh u zyrtarizua në këtë pozitë nga zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Emërimi i Aliut në këtë pozitë ka ngjallur reagime në Shqipëri.
Njëri nga ata që e ka kundërshtuar këtë emrim është Fatmir Merkoçi.
Ai në emisionin Kosova Today, tha se e mban të njëjtin qëndrim.
“Çka është ky Liburn? Shkopi magjik që do ta rregullojë Portin e Durrësit. Ai s’ka të bëjë fare me Portin e Durrësit”, tha ai.
Merkoçi theksoi se një nga arsyet se pse e kundërshton emërimin e Aliut në krye të Autoritetit të Portit të Durrësit, është se ky i fundit s’di not.
Sipas tij, kosovarët s’duhet të marrin asnjë post udhëheqës në Qeverinë shqiptare, sepse Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete.