E konfirmojnë nga AAK, Haradinaj merr pjesë në takimin e nesërm me Presidenten Osmani
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të marr pjesë në takimin që do të mbahet nesër me Presidenten Osmani dhe krerët e partive të tjera. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili. “Po kryetari Haradinaj do të marrë pjesë në takim”, ka thënë Xhemaili. Kësaj ftese i kanë thënë po edhe…
Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të marr pjesë në takimin që do të mbahet nesër me Presidenten Osmani dhe krerët e partive të tjera.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.
“Po kryetari Haradinaj do të marrë pjesë në takim”, ka thënë Xhemaili.
Kësaj ftese i kanë thënë po edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka ftuar krerët e partive politike në vend për një takim konsultativ nesër, pasi formimi i Qeverisë nga i mandatuari i Osmanit, Albin Kurti ka dështuar të dielën.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina.
“Takimi është ftuar për nesër në orën 12:00”, ka thënë Kupina shkurtimisht për lajmi.net.
Në këtë takim pritet të diskutohet nëse ndonjëri nga ta i ka 61 votat e nevojshme për formimin e Qeverisë apo do të vazhdohet me hapat e tjerë kushtetues, e që janë shpërbërja e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media të hënën ka thënë se përveç balotazhit, Kosova pritet t’i mbaj edhe dy palë zgjedhje, një palë në dimër e një palë në pranverë pasi sipas tij me këtë përbërje të Kuvendit, është e mundur të bëhen 80 votat e nevojshme për Presidenten. /Lajmi.net/