PDK-ja i thotë po takimit të thirrur për nesër nga presidentja Osmani

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi do të marr pjesë nesër në takimin që e ka thirrur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. “Po e kemi marrë ftesën dhe Kryetari merr pjesë”, ka thënë Çitaku. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka ftuar krerët e partive…

Lajme

30/10/2025 11:44

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi do të marr pjesë nesër në takimin që e ka thirrur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

“Po e kemi marrë ftesën dhe Kryetari merr pjesë”, ka thënë Çitaku.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka ftuar krerët e partive politike në vend për një takim konsultativ nesër, pasi formimi i Qeverisë nga i mandatuari i Osmanit, Albin Kurti ka dështuar të dielën.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina.

“Takimi është ftuar për nesër në orën 12:00”, ka thënë Kupina shkurtimisht për lajmi.net.

Në këtë takim pritet të diskutohet nëse ndonjëri nga ta i ka 61 votat e nevojshme për formimin e Qeverisë apo do të vazhdohet me hapat e tjerë kushtetues, e që janë shpërbërja e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media të hënën ka thënë se përveç balotazhit, Kosova pritet t’i mbaj edhe dy palë zgjedhje, një palë në dimër e një palë në pranverë pasi sipas tij me këtë përbërje të Kuvendit, është e mundur të bëhen 80 votat e nevojshme për Presidenten. /Lajmi.net/