Kurti takon Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, i flet për “rritje të qëndrueshme ekonomike” e rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar një zhvillim bilateral me Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Peter De Roover. Siç ka njoftuar ZKM, Kurti ka diskutuar me Roover për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët dhe zhvillimet e fundit në vend…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar një zhvillim bilateral me Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Peter De Roover.
Siç ka njoftuar ZKM, Kurti ka diskutuar me Roover për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët dhe zhvillimet e fundit në vend e rajon.
“Kryeministri Kurti e njoftoi Presidentin De Roover për rezultatet e Kosovës në rrafshin ekonomik, ndër to rritjen e qëndrueshme ekonomike prej mesatarisht 6% në katër vitet e fundit dhe dyfishimin e investimeve të huaja direkte, kushtet e volitshme dhe përparësitë që vendi ynë ofron për investime të huaja. Ai veçoi investimet e rëndësishme që ka bërë qeveria në sektorin e bujqësisë dhe të mbrojtjes, si dhe reformat e ndërmarra në politikat e mirëqenies sociale”, thuhet në komunikatë.
Ata gjithashtu kanë diskutuar për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
“Kryeministri Kurti përmendi rëndësinë dhe efektin pozitiv që ka pasur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022 si hap të rëndësishëm që dëshmon përkushtimin e institucioneve të vendit ndaj reformave demokratike dhe integrimit evropian”, thuhet mes tjerash në komunikatë. /Lajmi.net/