Vjosa Osmani fton në takim liderët e partive politike, nesër në ora 12:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tanimë u ka dërguar ftesë për takim krerëve të partive politike. Ky takim vie pasi kabineti i propozuar nga i mandatuari Albin Kurti nga radhët e Vetëvendosjes dështoi të marrë votat e nevojshme. Takimi i thirrur nga presidentja Vjosa Osmani sipas burimeve të lajmi.net mbahet nesër në ora 12:00. Ndryshe…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tanimë u ka dërguar ftesë për takim krerëve të partive politike.
Ky takim vie pasi kabineti i propozuar nga i mandatuari Albin Kurti nga radhët e Vetëvendosjes dështoi të marrë votat e nevojshme.
Takimi i thirrur nga presidentja Vjosa Osmani sipas burimeve të lajmi.net mbahet nesër në ora 12:00.
Ndryshe ditë më parë kreu i PDK-së, Memli Krasniqi si dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së, deklaruan se nuk do të kërkojnë mandatin për formimin e qeverisë dhe se duhet hapur rrugë për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Këtë gjë thuajse e deklaroi edhe vetë Albin Kurti- pasi në propozim orën vetëm 56 vota për./Lajmi.net/