S’e përfundoi as rrugën Prishtinë-Podujevë, por Aliu falënderon Ramën e Ballukun e flet për projekte madhore të Portit të Durrësit
Ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti II, Liburn Aliu ka marrë pozitë të rëndësishme në Qeverinë Shqiptare. Ai është emëruar drejtor i Portit të Durrësit nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zëvendëskryeminstrja Belinda Balluku, të cilët i ka falënderuar për besimin e dhënë. “Me përkushtim të plotë, do të vijojmë punën për të çuar…
Lajme
Ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti II, Liburn Aliu ka marrë pozitë të rëndësishme në Qeverinë Shqiptare.
Ai është emëruar drejtor i Portit të Durrësit nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zëvendëskryeminstrja Belinda Balluku, të cilët i ka falënderuar për besimin e dhënë.
“Me përkushtim të plotë, do të vijojmë punën për të çuar përpara projektet madhore të modernizimit të Portit të Durrësit dhe ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano, një nyje strategjike rajonale me ndikim të thellë ekonomik e tregtar për të gjithë shqiptarët. Ky është një hap i rëndësishëm drejt së ardhmes që po ndërtojmë me vizion, punë dhe besim”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit në Kosovë, pasi sipas tij nuk ishte pajtuar me emërimin e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit të Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: