Njohja nga Siria- Nga Presidenca fshehën fotografitë ku shihej Myftiu Tërnava
Shteti i Kosovës u njoh dje nga shteti i Sirisë. Kësisoj kjo gjë buri bujë të madhe, duke u renditur si shteti i 120-të që njohu vendin tonë. Por një gjë tejet e çuditshme u bë nga presidentja Vjosa Osmani dhe nga stafi i presidentes të cilët nuk treguan që pjesë e takimit në Riad…
Lajme
Shteti i Kosovës u njoh dje nga shteti i Sirisë.
Kësisoj kjo gjë buri bujë të madhe, duke u renditur si shteti i 120-të që njohu vendin tonë.
Por një gjë tejet e çuditshme u bë nga presidentja Vjosa Osmani dhe nga stafi i presidentes të cilët nuk treguan që pjesë e takimit në Riad ishte edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Kjo është bërë e ditur vetëm nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila ka postuar fotografi ku shihet edhe myftiu Tërnava.
Bëhet fjalë për takimin presidentja Vjosa Osmani ka pasur në Riad me Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud dhe e Sirisë Al Sharaa.
Nga Presidenca u tentua që meritat e kësaj njohje t’i jepen të gjitha presidentes Osmani, duke mos e përmendur fare faktin që aty ishte edhe Myftiu Tërnava, e duke mos harruar se këto vende janë të lidhura ngushtë me besimin islam.
“Në takimin e sotëm ndërmjet presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman al Saud, presidentit të Sirisë, Ahmed al Sharaa dhe Myftiut Naim ef. Tërnava, kryetari i Sirisë deklaroi se Siria njeh pavarësinë e Kosovës, dhe shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim ndërmjet dy vendeve”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.
Siç duket derisa po afron përfundimi i mandatit të Vjosa Osmanit, kjo e fundit po tenton t’ia bëj rrugën më të lehtë vetes për të tentuar që të marrë edhe një mandat në krye të Presidencës, duke pas parasysh benefitet e shumta që përfitoi derisa ishte në krye të këtij institucioni.
Siria ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u bërë shteti i 120-të që e bën këtë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, falënderoi presidentin e Sirisë, si dhe princin saudit për mbështetjen.
Njohja nga Siria vjen pas njohjeve nga Sudani dhe Kenia këtë vit./Lajmi.net/
