Arrestohet një burrë në Bresalc, dyshohet për një rrëmbim që ndodhi ditë më parë
Një rast i rrëmbimit raportohet të ketë ndodhur në Bresalc të Gjilanit në fillim të këtij muaji. Në lidhje me këtë rast, Policia dje ka arrestuar të dyshuari mashkull dhe të njëjtit pas intervistimit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve. Por për shkak të gjendjes shëndetësore i njëjti është dërguar në spital…
Lajme
Një rast i rrëmbimit raportohet të ketë ndodhur në Bresalc të Gjilanit në fillim të këtij muaji.
Në lidhje me këtë rast, Policia dje ka arrestuar të dyshuari mashkull dhe të njëjtit pas intervistimit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Por për shkak të gjendjes shëndetësore i njëjti është dërguar në spital rajonal për trajtim mjekësor.
“RRËMBIM & DHËNIE E NDIHMËS KRYESVE PAS KRYERJES SË VEPRAVE PENALE
Fsh. Bresalcë, Gjilan/ 07.10.2025 – 22:00. Lidhur me rastet pas hetimeve te zhvilluara, me 28.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe të njëjtit pas intervistimit, prokurori i ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orë, por i dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor. /Lajmi.net/