Osmani me presidentin e Mauritanisë diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Në vazhdën e takimeve në Riad të ANë vazhdën e takimeve në Riad të Arabisë Saudite ku po qëndron me ftesë të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, për të marrë pjesë në Future Investment Initiative (FII), presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould…

Lajme

28/10/2025 23:47

Në vazhdën e takimeve në Riad të ANë vazhdën e takimeve në Riad të Arabisë Saudite ku po qëndron me ftesë të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, për të marrë pjesë në Future Investment Initiative (FII), presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani.

 

“Një takim shumë i mirë në Riad me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Cheikh El Ghazouani. Biseduam për forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Mauritanisë, gatishmërinë për të punuar së bashku në nivel ndërkombëtar, si dhe për angazhimin tonë të ndërsjellë në thellimin e bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale.