Çitaku: Kurti e propozoi Bashën për t’u tallur, është fyerje për votuesit dhe institucionet e Kosovës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka kritikuar mënyrën se si u propozua deputeti Dimal Basha për kryetar të Kuvendit. Çitaku tha se propozimi ishte një formë talljeje me qytetarët dhe me institucionet e Republikës së Kosovës, duke theksuar se përgjegjës për gjendjen e rëndë politike në vend është pushteti aktual i…
Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka kritikuar mënyrën se si u propozua deputeti Dimal Basha për kryetar të Kuvendit.
Çitaku tha se propozimi ishte një formë talljeje me qytetarët dhe me institucionet e Republikës së Kosovës, duke theksuar se përgjegjës për gjendjen e rëndë politike në vend është pushteti aktual i udhëhequr nga Albin Kurti.
“Ata janë përgjegjësit kryesorë për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Kosova sot. Propozimi i Bashës për kryetar të Kuvendit ishte një tallje. Është tallur me votuesit e vet dhe ka fyer edhe atë vetë, edhe institucionin e Republikës së Kosovës. Ne ia dhamë votën vetëm për të zhbllokuar situatën në Kuvend. Basha ka qenë zgjedhje e Kurtit, jo e jona.”, tha Citakunë RTV21.