Kurti dhe instituti frances “Jacques Delors” flasin për investimet në mbrojtje të Kosovës
Kryeministri në detyrë i Kosovës, është takuar me Institutin francez ‘Jacques Delors”, organizatë me seli në Paris. Ai ka thënë se në këtë takim ka biseduar mbi gjeopolitikën dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, shkruan lajmi.net. “Shfrytëzova rastin për të theksuar nevojën për një qasje vendimtare dhe të bazuar në meritë ndaj zgjerimit nga…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, është takuar me Institutin francez ‘Jacques Delors”, organizatë me seli në Paris.
Ai ka thënë se në këtë takim ka biseduar mbi gjeopolitikën dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, shkruan lajmi.net.
“Shfrytëzova rastin për të theksuar nevojën për një qasje vendimtare dhe të bazuar në meritë ndaj zgjerimit nga BE-ja, si një çelës për sigurinë evropiane përballë rreziqeve aktuale gjeopolitike. Diskutuam gjithashtu investimet në mbrojtje të Kosovës, mbrojtjen kushtetuese dhe praktike të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, si dhe lidhjen e pandashme midis agjendave ekonomike dhe parimeve demokratike”, ka njoftuar Kurti.
Kurti udhëtoi sot në drejtim të Francës, me ftesë të presidentit Emmanuel Macron, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Kurti sonte do të jetë po ashtu i ftuar në darkën e shtruar nga qarku diplomatik i Parisit. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë i Kurtit:
A pleasure to sit down with the Jacques Delors Institute, a venerated Paris-based think tank founded by its namesake, one of the EU’s greatest architects, for a discussion on geopolitics and its impact on the Western Balkans. I used the opportunity to highlight the need for a… pic.twitter.com/AItnRbA908
— Albin Kurti (@albinkurti) October 28, 2025