A do të luajë në Kupën e Botës në 2026? Flet Leo Messi

Lionel Messi po kalon sezonin e tij më të mirë me Inter Miamin. Argjentinasi, është në fazën e play-offit me skuadrën e tij ku po synon të shpallet më në fund kampion i SHBA-së. Po ashtu në vitin e ardhshëm do të zhvillohet edhe Kampionati Botëror, ku do të mbahet për herë të parë në…

Sport

28/10/2025 11:07

Lionel Messi po kalon sezonin e tij më të mirë me Inter Miamin.

Argjentinasi, është në fazën e play-offit me skuadrën e tij ku po synon të shpallet më në fund kampion i SHBA-së.

Po ashtu në vitin e ardhshëm do të zhvillohet edhe Kampionati Botëror, ku do të mbahet për herë të parë në 3 shtete, në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

“La Pulga”, në një intervistë për NBC News-in u pyet se a do të jetë prezent me kombëtaren e tij për ta mbrojtur titullin e fituar në 2022.

“Është një gjë e veçantë të luash në Kupën e Botës. Do të doja të luaja vitin tjetër nëse jam gati dhe nëse do të jem në gjendje të luaj një rol që do ta ndihmonte ekipin kombëtar. Kur të fillojë parasezona me Interi Miamin vitin e ardhshëm, atëherë do të jem në gjendje të vlerësoj çdo ditë nëse mund të jem në formë njëqind për qind në Kupën e Botës dhe nëse do të jem i dobishëm për ekipin kombëtar”, tha Messi.

Messi, këtë sezon me Inter Miamin ka shënuar 31 gola në 29 paraqitje ku bëri edhe 16 asistime.