Mosfunksionalizimi i Këshillit Ekonomiko-Social, SBASHK do ta padis Muratin
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës, është duke e përgatitur një padi ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit. Këtë e konfirmoi nënkryetari i SBASHK-ut Ymer Ymeri. Ymeri tha se padia ka të bëjë me mosfunksionalizimin e Këshillit Ekonomik-Social. “Jemi duke u konsultuar me Institutin e Kosovës për Drejtësi, ata e…
Lajme
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës, është duke e përgatitur një padi ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit.
Këtë e konfirmoi nënkryetari i SBASHK-ut Ymer Ymeri.
Ymeri tha se padia ka të bëjë me mosfunksionalizimin e Këshillit Ekonomik-Social.
“Jemi duke u konsultuar me Institutin e Kosovës për Drejtësi, ata e kanë një shërbim falas për shërbime juridike. Besoj që gjatë javës do ta kemi gati”, deklaroi ai.
“Ka të bëjë me mosfunksionalizimin gjatë këtyre tri viteve të Këshillit Ekonomik-Social, që mendojmë se kjo i ka dëmtuar goxha shumë të punësuarit në Kosovë”, theksoi Ymeri për Klanin.