Krenohej e thoshte, “më testoni”: Kurti: Ishte në pranverë, deri në vjeshtë numrat kanë lëvizur
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u pyet për deklaratat e tij se i ka votat për qeverinë dhe kur kërkonte që kundërshtarët ta testonin. Pasi dështoi t’i bënte 61 votat e nevojshme në Kuvend dje për ta zgjedhur qeverinë e re, Kurti u mundua të arsyetohej për deklaratat duke përmendur disponimin e ndryshueshëm sipas…
Lajme
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u pyet për deklaratat e tij se i ka votat për qeverinë dhe kur kërkonte që kundërshtarët ta testonin.
Pasi dështoi t’i bënte 61 votat e nevojshme në Kuvend dje për ta zgjedhur qeverinë e re, Kurti u mundua të arsyetohej për deklaratat duke përmendur disponimin e ndryshueshëm sipas tij të disa deputetëve.
“Së pari, ne jemi pyetur shumë gjatë pranverës, atëherë kur ne e kërkonim votimin e fshehtë. Dhe ju e dini rezistencën”, tha fillimisht Kurti.
Ai tha se në një moment, kur insistonin që zgjedhje e kryeparlamentarit të bëhej përmes votimit të fshehtë, Albulena Haxhiu i kishte 61 vota.
“Unë jam i bindur që në atë kohë Albulena i ka pasur 61 vota me votim të fshehtë. Dhe insistimi im ka qenë më testoni, pra, më provoni. Besoj që që deri në vjeshtë, numrat kanë lëvizuar…. dhe dje ishin 56”, tha ai.
“Dhe tash janë 3-4 deputetë që na kanë thënë shumë qartë ‘bëjini ju 60 vota, ne jemi i 61-ti’. Kjo i bie që po t’i kishim 60, do t’i kishim 63 apo 64. Por jemi ku jemi tash dhe vazhdojmë”, tha Kurti