Ndalohet për 48 orë prokurori Beqë Shala që dyshohet për marrje ryshfeti, Prokuroria bastisi zyrën dhe vendbanimin e tij

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se e kanë ndaluar për 48 orë prokurorin e Prokurorisë në Prizren, Beqë Shala. Ai dyshohet për veprën penale “marrje ryshfeti”, shkruan lajmi.net. Sipas Prokurorisë, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në…

Lajme

27/10/2025 15:46

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se e kanë ndaluar për 48 orë prokurorin e Prokurorisë në Prizren, Beqë Shala.

Ai dyshohet për veprën penale “marrje ryshfeti”, shkruan lajmi.net.

Sipas Prokurorisë, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kanë kryer bastisje  në zyrën e punës dhe  në vendbanimin e të dyshuarit.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës hetimore penale. Prokuroria Speciale, brenda afatit ligjor të përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, rithekson përkushtimin në luftën kundër korrupsionit dhe në sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale korruptive”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Bazuar në një audioincizim që ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, Shala ka marrë ryshfet 350 euro nga avokatja e një të dyshuari për të mos ia caktuar të njëjtit masën e paraburgimit. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: