I grabitën telefonin një personi në rrugë në muajin gusht, Policia sot arreston dy të dyshuarit në Pejë – Pas intervistimit, lirohen në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 8 gusht të këtij viti rreth orës 06:20 në mëngjes, në rrugën “Besnik Lajqi”, ka ndodhur një grabitje. Siç ka deklaruar viktima, ai derisa po ecte është sulmuar nga tre persona të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore ndërsa ia kanë grabitur telefonin dhe janë larguar në drejtim…

Lajme

27/10/2025 15:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 8 gusht të këtij viti rreth orës 06:20 në mëngjes, në rrugën “Besnik Lajqi”, ka ndodhur një grabitje.

Siç ka deklaruar viktima, ai derisa po ecte është sulmuar nga tre persona të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore ndërsa ia kanë grabitur telefonin dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sot, Policia ka arritur të identifikoj dhe arrestoj dy të dyshuar, shkruan lajmi.net.

“Tё njëjtit janё intervistuar nga hetuesit në prezencёn e avokatёve mbrojtёs dhe punёtorit tё Qendrёs pёr Punё Sociale. Pas intervistimit, tё dyshuarit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit lirohen nё procedurё tё rregullt”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: