Osmani arrin për vizitë pune në Riad

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur për një vizitë pune në Riad të Arabisë Saudite, ku është pritur me nderime ushtarake. Ajo është ftuar nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, për të marrë pjesë në Future Investment Initiative, shkruan lajmi.net. “Ky forum, i njohur si një nga ngjarjet më prestigjioze…

Lajme

27/10/2025 09:09

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur për një vizitë pune në Riad të Arabisë Saudite, ku është pritur me nderime ushtarake.

Ajo është ftuar nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, për të marrë pjesë në Future Investment Initiative, shkruan lajmi.net.

“Ky forum, i njohur si një nga ngjarjet më prestigjioze globale për investime dhe inovacion, mbledh udhëheqës botërorë, drejtues të korporatave më të mëdha ndërkombëtare, investitorë, dhe ekspertë të teknologjisë e politikave publike, për të diskutuar idetë dhe strategjitë që do të formësojnë ekonominë dhe shoqëritë e së ardhmes”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: