I dyshuari arrestohet në vendin e punës në Prizren- për marrje ryshfeti

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Prizren. Me urdhër të të Prokurorisë Speciale të Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën…

Lajme

27/10/2025 08:53

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Prizren.

Me urdhër të të Prokurorisë Speciale të Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

“I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës”,thuhet në njoftimn për media.

Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi./Lajmi.net/