​Reali fiton El Clasicon

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore në një ndeshje tejet interesante dhe dramatike kundër rivalit të përbetuar Barcelonës, në Santiago de Bernabeu, me rezultatin 2:1. Dueli më i shtrenjtë në historinë e futbollit në botë, në të cilin fituesi nuk dihej deri në finish të takimit, nisi furishëm nga Real Madridi dhe qysh në…

Sport

26/10/2025 18:27

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore në një ndeshje tejet interesante dhe dramatike kundër rivalit të përbetuar Barcelonës, në Santiago de Bernabeu, me rezultatin 2:1.

Dueli më i shtrenjtë në historinë e futbollit në botë, në të cilin fituesi nuk dihej deri në finish të takimit, nisi furishëm nga Real Madridi dhe qysh në minutën e dytë gjyqtari César Soto Grado referoi për madrilenët në pikën e bardhë.

Pas shikimit të VAR-it, i cili mori tre minuta, penalltia u anulua pasi gjyqtari Grado konfirmoi se nuk kishte ndërhyrje të palejuar ndaj Vinicius brenda zonës së rreptësisë së Barcelonës.

Reali shënoi në minutën e 14-të, pasi Barcelona humbi topin, i cili arriti te Kylian Mbappe rreth 25 metra larg portës, dhe francezi bëri një lëvizje mjeshtërore dhe shënoi nga distanca. Goli megjithatë u anulua pas shikimit të VAR-it për shkak të pozitës jashtë loje.

Futbollisti francez megjithatë arriti golin e epërsisë për ekipin mbretëror në minutën e 22-të, pas asistimit të Jude Bellingham.

Barcelona arriti deri te barazimi pasi Guler humbi topin në zonën e rreptësisë, Pedri asistoi Rashford dhe futbollisti anglez nga mesi i fushës gjeti Fermin Lopez, i cili shënoi për 1:1, në minutën e 38-të.

Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë në fushë del ylli anglez Jude Bellingham për rezultatin 2:1, i cili doli të ishte edhe epilogu i takimit, raporton  KP.

Mbappe kishte rast shënimi edhe në pjesën e dytë, por ai dështoi të shënojë nga penalltia në minutën e 52-të, pasi portieri mysafir lexoi goditjen e tij.

Një gol tjetër u anulua në këtë ndeshje, në fakt goditja e Bellingham në minutën e 69-të ishte e saktë, por futbollisti anglez ishte në pozitë jashtë loje.

Ylli francez kishte rast të mirë shënimi nga një kundërsulm dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, por goditja e tij përfundoi pranë portës.

Real Madrid i Hansi Flick vazhdon të udhëheqë tabelën me 27 pikë, nëntë fitore dhe një humbje, Barcelona e Xabi Alonso-s mbetet pesë pikë mbrapa, 22, në vendin e dytë, me shtatë fitore, një barazim dhe dy humbje.