Haradinaj i ashpër me Kurtin: Ti je produkt i luftës hibride, tash të ka ardhë radha edhe ty- të uroj suksese

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u deklarua pasi Albin Kurti prezantoi kabinetin qeveritar që pritet të votohet në vazhdim. Haradinaj tha se sot janë për të kryer punën e deputetit e për të cilën janë kritikuar nga të gjithë. “Dëgjuam një shpjegim nga deputeti që mori të drejtën me i dhënë vendit qeverinë tani deh…

Lajme

26/10/2025 12:07

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u deklarua pasi Albin Kurti prezantoi kabinetin qeveritar që pritet të votohet në vazhdim.

Haradinaj tha se sot janë për të kryer punën e deputetit e për të cilën janë kritikuar nga të gjithë.

“Dëgjuam një shpjegim nga deputeti që mori të drejtën me i dhënë vendit qeverinë tani deh zyrtarisht nga presidentja. E pamë se ishte një lloj shfajësimi për gjendjen e vendit, për problemet që ka vendi kuptohet ka mund të shfajësohet edhe një grimë më shumë se pse jemi në sanksione e pse është ndalu dialogu strategjik e pse kemi probleme në prodhim e është rritur çmimi i rrymës. Kjo listë ka mund të jetë e gjatë. Por edhe ne si AAK se shohim të rrugës të debatojmë për programin qeverisës për një qeveri në ardhje për program qeverisës”.

Haradinaj tha se Kurti s’ka program qeverisës, transmeton lajmi.net.

Pagën minimale 500 euro, pensionet, lehonat e disa premtime të tjera nëse vim në qeveri na opozita do t’i përmbushim pak më mirë. Njëkohësisht edhe investimet në siguri e mbrojtje do t’i rritim më shumë. Në rend dhe ligj s’duam të bëhemi më të korruptuarit por me institucionet. Në fund i nderuar deputet në emër ët shumicës, më habiti pak kjo arsyeja pse e quajte luftën hibride pra pas kaq shumë vitesh. Ti je produkt i luftës hibride në vendin tonë e ti ke punu sistematikisht me diskreditu çdo vlerë të këtij vendi e disa prej tyre i vuajnë pasojat e si i tillë një ditë, është e vërtetë se lufta hibride e han atë që e ushqen këtë luftë e tash besoj se të ka ardh radha edhe ty. Të uroj suksese”./Lajmi.net/